about
about
about
about

Ne jemi Shoqata e Prodhuesve të Tekstilit të Kosovës

Shoqata e Prodhuesve të Tekstilit të Kosovës u themelua fillimisht në dhjetor 1999, në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës. Me iniciativën e kryetarit z. Lulzim Rafuna, u riaktivizua më 12 shtator 2024, ku z. Muhamed Salihu, pronar i Minna SHPK, u emërua kryetar.

Misioni ynë është të përfaqësojmë dhe promovojmë prodhuesit e tekstilit përmes bashkëpunimeve strategjike, ngritjes së kapaciteteve dhe qasjes në tregje të reja.
Vizioni ynë është të bëhemi një forcë udhëheqëse në zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovativ të industrisë tekstile në rajon.

Ne synojmë rritjen e cilësisë së produkteve vendore, forcimin e eksportit dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim mes bizneseve të sektorit tekstil në Kosovë.

View Details

Përfitimet dhe Mundësitë e Anëtarësimit në Shoqatën e Industrisë Tekstile
dhe Veshmbathjeve

1. Përfaqësim dhe Avokim i Fuqishëm

  • Zëri i përbashkët i sektorit të tekstilit dhe veshmbathjeve përballë institucioneve shtetërore dhe tregjeve ndërkombëtare
  • Avokim për politika më të favorshme, lehtësim të eksportit dhe qasje më të mirë në financa dhe fonde

 2. Rrjetëzim dhe Zgjerim në Treg

  • Lidhje me furnitorë, klientë dhe partnerë ndërkombëtarë
  • Pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare dhe aktivitete B2B
  • Mbështetje për zgjerimin e markës në tregje ekzistuese dhe të reja

 3. Mbështetje për Eksport dhe Përshtatje me Standardet Ndërkombëtare

  • Asistencë në:
    • Branding dhe markat tregtare
    • Certifikime dhe standarde për eksport
    • Procedura dhe dokumentacion për eksport-import
    • Sistemet e barkodit dhe logjistikën e transportit
    • Përafrimi me rregulloret e tregtisë ndërkombëtare

  4. Ndërtim Kapacitetesh dhe Trajnime të Personalizuara

  • Trajnime në:
    • Aftësi financiare dhe trajnime B2B
    • Aftësi të përshtatura për industrinë
    • Udhëzime hap pas hapi sipas fazës së zhvillimit të biznesit (mikro, të vogla, të mesme)

  5. Zhvillim Kolektiv dhe Inteligjencë Tregu

  • Sesione të rregullta për shkëmbim njohurish dhe promovim të përbashkët
  • Bashkëpunim në zinxhirin vertikal të furnizimit dhe ekonominë rrethore
  • Qasje më e mirë në të dhënat mbi tendencat e konsumatorëve dhe zhvillimin e produkteve

  6. Zhvillim Digjital dhe Platforma E-Commerce

  • Krijimi i një platforme të përbashkët online për tregje strategjike ndërkombëtare, veçanërisht për:
    • Dizajnerët e modës
    • Prodhuesit e aksesorëve
    • Prodhuesit e këpucëve

  7. Barazi Gjinore dhe Ndikim Social

  • Mbi 74% e punonjësve në sektor janë gra – përfaqësimi më i lartë në sektorin prodhues në Kosovë
  • Nxitje e përfshirjes së grave në role drejtuese dhe teknike
  • Kontribut i drejtpërdrejtë në barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale

  8. Mbështetje e Synuar për NVM-të dhe Start-up-et

  • Qasje në grante dhe programe trajnimi të monitoruara, të ndara sipas fazës së zhvillimit të biznesit
  • Partneritete strategjike dhe konsulencë për rritje dhe eksport
%

Prodhim

%

Bashkëpunime

%

Inovacion

%

Punësim

Ekipi Ynë

Bëhu pjesë e lëvizjes që forcon industrinë e tekstilit në Kosovë.